AVOKATI : O BELER MOS U QA PËR DREJTËSINË SHQIPTARE, SHIKO SI I MASAKROJNË SHQIPTARËT NË GREQI

Opinion

Ti Fredi Beleri që po trajtohesh rregullisht në një proces të rregullt ligjor gjyqësor, dhe hetimor, mos u qaj për drejtësi ne Shqipëri.

Kështu ka filluar reagimin e tij avokati i njohur Edmon Petraj, lidhur me çështjen Beleri duke i treguar se çfarë u bëjnë shqiptarëve ne Greqi.

Komenti i tij i plotë :

Në këtë hetim paraprak dhe korrekt ti je i detyruar të paraqesësh çdo prove e kundërshti ndaj organit akuzës nëse ke dhe se je ne gjendje te kundërshtosh organin e akuzes.
Ndërsa shqiptarët në Greqi i masakrojnë dhe nuk lejohen të paraqesin prova…
Ndërsa Ty s’të preket asnjë fije floku nga autoritet dhe të burgosurit të cilët në Greqi të cilen Ti e do aq shumë, shqiptarët i vrasin i rrahin e përdhunojnë. Policia greke sillet jashtëzakonisht keq ndaj tyre sepse s’kanë mbrojtje dhe shteti nuk kujdeset për ta.
Shqiptarët në burgje rrihen dhe vriten, ndërsa ti je si Pasha, i trajtuar njerëzisht nga shteti shqiptar dhe autoritet e burgut ku je nën masa të rrepta me arrest në burg.
Nëse do të flasim për drejtësi mes shtetasve shqiptarë të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale në Greqi dhe për shtetasit me grek me shtetësi të dyfishtë në Shqiperi.
Procesi ligjor i gjykimit dhe hetimit është ku e ku me atë drejtësi të padrejtë të cilët gjykohen shtetasit shqiptar nga drejtësia greke.
Shtetasit shqiptar kanë një proces të parregullt ligjor. Hetime të abuzuar dhe ngritje akuzash të pavërteta.
Procesi gjyqësor i shtetasve jetim shqiptarë është komplet i parregullt, shumë abuzues dhe shumë shumë paragjykues nga autoritet greke të drejtësisë si nga gjykata, prokuroria dhe policia.