Aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të pazbardhura mëngjesin e së premtes (22/09/23), rreth orës 10:30. Një aksident që nga pamjet fotografike nuk mund te ndodhte kaq lehte, një vdekje e parakohshme e një të riu shqiptar.
25-vjeçari që ditën e parë kishte shkuar për të punuar në projektin konkret është gjetur në një gropë dhe informacionet thonë se pas rrotullimit të një ekskavatori është goditur dhe ka rënë në tokë. Operatori 41-vjeçar i ekskavatorit nuk e kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Menjëherë u lajmërua urgjenca dhe punonjësi u dërgua në infermierinë në spitalin e Agrinio me ambulancën e EKAV. ku fatkeqësisht konstatoi vdekjen.
Ai humbi jeten gjatë punës në shtrimin e linjës elektrike për llogari te Bashkisë se Agrinios, e cila nga ana e saj I ka besuar kësaj kompanie ku ka ndodhur dhe vdekja e shqiptarit. Në vendin e ngjarrjes ka mbritur sindikata e punëtoreve te Agrinios ku ka lajmeruar autoritetet përkatëse.
Vdekja e parakohshme e ka futur në zi familjen e tij. Punëtori fatkeq jetonte në lagjen e punëtorit, në zonën e Agios Ioannis Riganas.
25-vjeçari është viktima e 90-të dhe shqiptari i 15-të që nga fillimi i vitit 2023.
Nuk është as i pari dhe as i fundit që humb jeten për të nxjerrë bukën e gojës. Kjo vjen pasi në vendin e punës mungon si gjithnjë sigurimi teknik që në përfitim gjithnjë e më shumë nuk merren nga pronarët.
90 viktima ne 9-të muaj nuk janë pak dhe për këtë duhet të jepet alarmi te shtohen kontrollet lidhur me marrjen e masave te sigurimit teknik ne punë.