GREQI : Prangoset shqiptari për vrasje të kryer në 1998 në Itali

273

Shqiptari kërkohej për një vrasje të kryer 22 vjet më parë në Romë, por jetonte në Larisa dhe u arrestua, me ekzekutimin e një urdhri evropian të autoriteteve italiane.

Sot, pas 22 vitesh në arrati ka marrë fund liria e tij.

Protagonist i kësaj vrasje të kryer më 1998 është një shtetas shqiptar 42-vjeçar, i cili akuzohet për plagosje fatalale të një burri me origjinë Rumune pas një zënke mes tyre. Sipas dokumenteve të prokurorisë italiane, shqiptari në kërkim kishte rrëmbyer një orë një shokut të viktimës dhe kur ky i fundit e thirri për ta kthyer atë,  ai e vrau atë.

Një gjykatë italiane e dënoi atë në 2002 me 18 vjet burg, pasi vuajti tre vjet burgim. Italianët tani janë duke kërkuar ekstradimin e tij për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Të Mërkurën në mëngjes 26/08/2020, ai pritet të transferohet në Prokurorinë e Apelit të Selanikut për të filluar procedurat e tij të ekstradimit në Itali.