KONGRESI I PARTISË SOCIALISTE SHTYHET PËR NË MUAJIN DHJETOR

Politika

Kongresi i Partisë Socialiste i parashikuar të zhvillohej në datë 4 nëntor, është shtyrë për në muajin dhjetor.

Burime për gazetaren e Fax News, Fabjona Pasho konfirmojnë shtyrjen e punimeve të Kongresit.

Vendimi për shtyrjen u mor sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.

Nuk dihen akoma se pse Kongresi nuk do të zhvillojë punimet e tij më datë 4 nëntor.

Sakaq, më datë 4 shtator të këtij viti Partia Socialiste zhvilloi punimet e Asamblesë së Përgjithshme ku u bënë të njohura ndryshimet e reja në qeveri dhe emërimi i disa ministrave.

Hera e fundit që u mblodh Kongresi i PS-së ishte në prill të vitit 2022.