Nga AGIM BASHA /
Të kam parë shpesh, sikur edhe dje
Në fakt,ma ke rrëmbyer Ti, shikimin e parë
se kam pritur kurrë se, në një stacion do mahnitesha.
Siç me ka ndodhur dikur, që kur isha djalë.
Ndoshta indiferenca jote me vuri në ngasje
si ato mjegullnajat e Andromedes
që befas të shfaqen.
dhe pastaj me largësinë prej vitesh dritë,
e shpërfillën, çdo qasje
Mbase rastësitë,shpesh janë mbreti i botës
a ku di unë, si në shah, janë një *rrokade*
edhe pse, dhjetra here ty, të kam parë….
Ti me ngjan me një Engjell, ashtu si herën e parë.
Ti ma ke rrëmbyer shpesh vështrimin mua
me siguri edhe zemrën bashkë me të.
një kenge-hit, gjithnjë mund ta kendoja për ty
është pak të them se, Ti je një motiv më shumë i çdo dite
sikurse është e njohur që,
Ti, gjithnjë pa fjalë më lë !