NË VEND TË NJË URIMI !

Kulture

Nga AGIM BASHA /

Mund të shkruaja akoma shumë vargje

Mund të këndoja ende me qindra këngë

Mund të them shumë lutje, për ju

Edhe pse një vit, është duke rënë.

 

Shtatoret të ngre edhe më lart.

Mundem, varreve që heshtën, t’i ulem në gjunjë

Malet në vendlindje t’i gjej në çdo hartë.

Dashurive lule tu dhuroj, t’i fal çdo mëkat.

 

Mund të flas akoma, për fate njerëzorë.

Mund të ligjëroj si bilbili në maj.

Për shpresën dhe të nesërmen që vjen.

Mund t’u them se, adhuroj sytë e saj!

 

Tani pres që lutjen me mua të bashkoni edhe ju

Pres që Paqes t’i thurni një kurorë

Dashurinë njerëzore ta këndoni si Hymn

Dhe unë zemrën time, t’ua jap në dorë!

Urimet më të mira për Vitin e Ri 2024!