Bisede me ate qe nuk e dashurova kurre…!

Kulture

E njoha thelbesisht
E dija edhe sa i figuronte numri i kepuës,
e dija edhe se si është me qene në këpucët e tij/saj
e dija edhe si ndjehet dhe si shprehet,
Mal dhe fusha kishte dallim
Si pasqyrë me reflektim, e jo depërtim
E dija se si buzëqeshte
Pse brenda në gjoksin e tij/saj mund të laheshe si në puse
Pasqyra e habitur nga ai/ajo vraponte nga frika,
Sytë e tij /saj sfidonin qiellin,
E luante rebelin por shoqërohej me qingjin e bardhë
Që thith edhe delen e zezë,
Fliste me çdo kënd ,
Por s’fliste për askënd
Ndoshta nga që e urrente dhe veten
I shkëlqinin sytë kur shihte ndonjë copë letër
Të mbushur me vargje
Si grykësi kur sheh tavolinën të mbushur
Ashtu ai përmbushej
Ndoshta se në ato vargje
gjente dikë që rrall kush e hetonte
Kush është varrosur aty.

Nga PRANVERA QERIMI.