PO NE, ÇFARË PO BËJMË?!

Kryesore Opinion

Agim Basha./

OPINION.

Ndërkohë që kryeministri grek Mistotakis (mbase kërkon të bëhet kumbar), kërkon me insistim të kalojë në mënyrë të përshpejtuar ligjin e martesës brenda gjinisë dhe klauzolat që përfshin ai, siç janë birësimi dhe kujdesja për fëmijët e adoptuar etj.

Fermerët grek zbresin me traktor dhe mekanikë bujqësore nëpër akset kryesore nacionale, duke paralajmëruar bllokim, paralizim të qarkullimit rrugor me automjete përderisa t’u jepet dëmshpërblimi, por edhe asistenca reale. Ndërkohë që banorët e zonave të përmbytura nga fenomeni *Daniel* gushtin e kaluar janë ngritur për të kërkuar dëmshpërblimin që u takon dhe ndihmën e shtetit për strehim.

Në Greqi klasa politike, pregatitet për betejën e radhës: Zgjedhjet për në Parlamentin Europian. Në pothuajse shtetet më me peshë të BE, po kështu, fermerët kërkojnë asistencën e shtetit, Gjermani, Francë, Belgjikë, etj ziejnë prej protestave.

Vetëm ne, emigrantët shqiptarë, këtu në Greqi nuk dëgjohemi, nuk flasëm, (jemi mësuar vetëm të lutemi, mirëpo tanimë, unë e di, nuk tregon “klas” duke u lutur dhe heshtur, atëherë kur duhet të bërtasësh…)

Përse ?

  • Përmirësim, madje rishikim të përgjithshëm, ligjit për nënshtetësinë.
  • Të lehtësohen dhe përshpejtohen procedurat e leje qëndrimeve.
  • Të merren brenda një afati sa më të shkurtër kohor.
  • Të rishikohen kriteret e pensionimit.
  • Të hiqet vetua greke për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE etj.

Të gjitha këto dhe kërkesa të tjera duhet që ti kërkohen tani qeverisë. Nuk ka më kohë për pritje. Jo vetëm Komuniteti Shqiptar por mbase edhe të tjerë komunitete që kanë këto probleme me leje qëndrimet, pensionet, nënshtetësinë etj, le të bashkohen, është koha më e volitshme. Në vend se të dublojmë takimet zyrtare,

Duhet të dalim në rrugë, të kërkojmë patjetër heqjen e kushteve që na mbajnë skllevër.

Të gjithë, kemi minimumi nga tri arsye të përbashkëta të dalim dhe ti kërkojmë nga rruga, përgjigjen e kërkesave tona të (cilat ne i çuam me duart tona në zyrat shtetërore që na caktoi ministria e emigracionit.

Por duhet ti kërkojmë edhe me këmbë.

Dilni në rrugë ti kërkojmë me zë edhe ne ato të drejta…!

Dilni !