GREQI/ PËRLESHJE MES TË BURGOSURVE- NJË SHQIPTAR I PLAGOSUR ME THIKË DERGOHET NE SPITAL

Greqi

Ngjarrja e rëndë ka ndodhur në Burgjet e Domokos ku ka patur një përleshje e egër mes të burgosurve. Gjatë përleshjes ka mbetur një shqiptar i plagosur nga sulmi me thikë dhe është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Lamisë

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të së martës (27/8), mes një 32-vjeçari sirian dhe një 30-vjeçari algjerian, të cilët janë përplasur me të burgosurin shqiptar të plagosur.

Shqiptari 41-vjeçar ka pësuar një dëmtim në kokë nga përleshja, ndërsa të tre janë arrestuar pak orë më vonë nga punonjësit e policisë së AT Domokos që po kryejnë edhe hetimet paraprake.

Menjëherë pas ngjarrjes është bërë një kontroll nga oficerët e burgut në qelitë e repartit ku u përleshëm, ku u zbulua një thikë metalike, një thikë e improvizuar dhe një fëndyrë e improvizuar.