JA KU SHKON PASURIA KOMBËTARE !

Opinion

Ing. Ervin Gjadri /

Sipas të dhënave zyrtare të katër hidrocentralet që ju shitën nga Shteti Shqiptar Kompanisë KURUM në Dhjetor të vitit 2012, prodhonin sëbashku 350-450 milionë kilovat orë në vit.

Çmimi shitjes për hidrocentralet “Bistrica 1“ dhe “Bistrica 2” proçes i cili përfundoj në Maj të viti 2013 ishte 52 milion euro.

Të 4 HEC-et u shitën në total për 110 milion Euro, ose 1,4 milin euro për megavat.

Çmimi me të cilin Qeveria e detyronte KESH në atë kohë të blente energji nga hidrocentralet private ishte rreth 8-9 lekë për kilovat/orë, që do të thotë se të ardhurat e katër hidrocentraleve shkonin minimalisht 22 milionë euro në vit.

Sipas ekspertëve me këto të ardhura, vlera e blerjes së hidrocentraleve eshte rekuperuar nga bleresit brenda 6 viteve

Po ripostoj disa fotografi marrë nga HEC- t që i ju shitën nga ana e shtetit Shqiptar, Kompanisë. “KURUM’

Duhet nenvizuar fakti se të dy hidocentralet “Bistrica 1” dhe “Bistrica 2” pak vite para shitjes ishin rehabilituar plotësisht në kuadër të projektit “Furnizimi me energji i Shqipërise së Jugut BiSaBu” që nisi 24 qershor 1999 dhe përfundoi më 31 dhjetor 2011.

Më konkretisht investimet konsistonin në rehabilitimin e pajisjeve mekanike hidrike dhe instalimet ndihmëse, punime civile, rehabilitimin e pajisjeve shperndarëse, rehabilitimin e pajisjeve elektrike perfshi modernizimin dhe sistemin e ri të kontroll-monitorimit.

Vlera totale e projektit “Furnizimi me energji i Shqiperise se Jugut BiSaBu”” financuar nga banka gjermane KfË- Bankengruppe është rreth 33,2 milionë Euro.

Nga ky financim 21 milionë Euro janë përdorur për rehabilitimin e plote të HEC “Bistrica 1” dhe Bistrica 2”, ndërsa diferenca për investime të tjera ne sektorin energjetik

Shitja është kryer vetëm 1 vit pas përfundimit të rehabilitimit të këtyre 2 HEC /ve, të cilët në kohën e shitjes pothuajse ishin në eficensë të plotë

Periudha e shlyerjes së huasë 33 milione Euro sipas skedulit të pageses ka nisur 31 Korrik 2007 dhe perfundon me 30 Dhjetor 2044!

Pra shtet Shteti Shqiotar do vazhdoj te shlyej deri ne fund te vitit 2044 kredine që u përdor për rehabilitimin e këtyre 2 HEC -ve pamvarësisht se ketë 2 HEC -e i janë shitur firmes Kurum

Ing. Ervin Gjadri vjen nga familje që I ka dhënë shumë vendit tone më shumë se askush në projektimet e urave dhe të hidrocentraleve në Shqipëri. Është djali i inxhinierit të njohur zotit Egon Gjadrit I cili ja kushtoi jeten hidrocentraleve.