Rama një frikacak ndaj burrave dhe i dhunshëm ndaj grave

Kryesore Opinion

Kështu e ka reaguar deputeti Kastriot Islami në statusin e Facebookut për kryeministrin shqiptar. Ja dhe komenti i plotë në statusin e facebookut
Rama, socialist?
Në asnjë rast dhe asnjëherë!
Rama, feminist? Kurrë dhe as që mund të imagjinohet!
Rama është një pervers i dhunshëm ndaj grave e një frikacak ndaj burrave!
Sillni në vemendje se ç’farë është shkruar e treguar për Ramën gjatë kohës që është person publik.
Ekziston një opinion i përgjithshëm se Rama i ofendon dhe fyen gratë në mënyrë perverse e fjalë të ndyra. Kur gra dinjitoze i qëndrojnë fyerjes dhe ofendimeve të tij, ai i dhunon, madje në shumë raste tenton që dhunën e tij ta ushtrojë në mënyrë perverse. Pyesni gratë e familjes, gratë në Bashk, ne qeveri. Pyesni gratë në parti. Pyesni gratë në Parlament. Pyesni gratë në rrugë.
Argumenti se unë kam marrë 50 përqind gra në qeveri, bashki, forume partiake, parlament është një kundërargument, apo një mashtrim i madh.Një mashtrim përmes të cilit kërkon të maskojë kompleksin e perversit të dhunshëm verbal e fizik ndaj grave. Dhe për të mbuluar kompleksin e dobësise e të frikacakut përballë burrave të cilët nuk i ofendon, apo fyen lehtesisht dhe pamundesise për t’i dhunuar ashtu siç dhunon gratë…