GREQI: MASHTRUAN SHQIPTAREN DHE I MORËN 98.500 EURO, ARRESTOHEN KATËR BULLGARË

Greqi

Ngjarrja ka ndodhur ditën e  të premte të javës së kaluar, kur 63-vjeçarja mori një telefonatë nga një grua e panjohur e cila i ishte prezantuar si punonjëse policie dhe i kërkoi një shumë të madhe parash, me preteksin për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj që shkaktoi një aksident automobilistik, ku ka plagosur rëndë një fëmijë të mitur.

Gruaja ndoqi udhëzimet e saj dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash që tregoi. Megjithatë, mashtrimi u zbulua dhe nga ana e policisë në Thira që nga ana e saj nisi një hetim  duke berë të mundur bllokimin e çdo rrugëdalje për nga ishulli dhe shfrytëzuar pamjet e siguruara nga kamerat e zones. Më në fund kanë identifikuar kater mashtruesit , mes të cilëve dy gra.

Të arrestuarve iu gjetën 98 mijë e 500 euro që i atribuohen 63-vjeçares, ndërsa katër të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Naxosit me dosjen e ngritur ndaj tyre për organizim kriminal dhe mashtrim në bashkëpunim.

Burimi : PROTO THEMA