CHRYSOCHOIDIS: AJO QË GJERMANIA DËSHIRON TË ZBATOJË ËSHTË KUNDËR MARRËVESHJES TË EMIGRACIONIT

Greqi

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, duke folur për ERT, iu referua emigracionit dhe policisë. Z. Chrysochoidis shprehu shqetësimin e tij për propozimet e Gjermanisë, të cilat sipas tij janë në kundërshtim me paktin evropian për migracionin.

Ajo që Gjermania dëshiron të zbatojë është kundër paktit të migracionit,” tha ai, duke lënë të kuptohet për opsionet e politikës së Berlinit.

Njëkohësisht, ai iu referua ecurisë së punimeve në Evros, duke theksuar se ndërtimi i gardhit ende nuk ka përfunduar, por pritet të jetë gati brenda një viti: “Ne nuk e kemi përfunduar gardhin në Evros. në një vit do të jetë gati” dhe shtoi “Ne po bëjmë detyrën ndaj Europës, ruajmë kufijtë”.

Bueimi : PROTO THEMA