GREQI : TRAGJEDI NE FAMILJEN SHQIPTARE, VETVRITET FËMIJA 14-VJEÇAR

Greqi

Nje ngjarje e rendë ka ndodhur sot 22/10/2024 në një familje shqiptare në Nafplio. Nxënësi 14-vjeçar Angjelo Ruka nga Korça i ka dhene fund jetës se tij duke u hedhur nga nje lartësi prek me shume se 20 metrash nga stadiumi i futbollit të Nafplios.

Ra vetë. U përjashtua nga shkolla, i dhashë një dënim dhe u hodh. Nuk na dërgoi mesazh. Ai ra nga lartësia, u grinda pak me të në telefon, e ndëshkova. I thashë “do të ulesh në shtëpi, nuk do të shkosh askund”. Ai zgjodhi të hidhej që andej”, tha babai i 14-vjeçarit në deklaratat e tij për Mega.

Sipas televizionit në fjalë, fëmija duket se ka pasur probleme psikologjike dhe madje ka pasur tendenca vetëvrasëse. Familja është thirrur nga shkolla disa ditë më parë dhe shkolla e ka njoftuar me shkrim familjen se fëmija ka nevojë për ndihmë mjekesore dhe mbështetje psikologjike dhe madje kanë firmosur se janë informuar. Megjithatë, edhe pse një komunikim i ri është bërë nga shkolla dhe prindërit janë pyetur nëse kanë vizituar një psikolog me fëmijën e tyre, ata nuk janë përgjigjur.

Një punonjës i stadiumit që gjeti fëmijën tha “Dëgjova një zhurmë dhe vrapova. Fëmija me sa duket kishte rënë nga një lartësi e madhe, me sa duket nga tribuna. Kishte humbur ndjenjat, nuk kishte puls dhe menjëherë thirra ambulancën EKAV”.