Emigrantë që erdhën në këmbë nga malet në Greqi, punuan në punët nga më të rënda dhe sot kandidojnë për deputet në Shqipëri. Ky është 52-vjeçari VISHO BIZHAKU nga qyteti i Beratit.
Në moshën 20-vjeçare në vitin 1991 merr rrugët e emigrimit për në Greqi duke ecur në këmbë nëpër male, duke lënë ne mes studimet në Shqipëri, ndërsa në Greqi provoi punët nga më të vështira deri ne thyerjen e gurëve me vare.
Ishte emigrant i parë shqiptar në ishull që ngriti biznesin e tij, brigadën e punës në sektorin më të vështirë në atë të ndërtimit.
Në këtë kategori përfshihet Visho Bizhaku i cili ka lindur dhe është rritur në qytetin e Beratit të Shqipërisë dhe ka jetuar në ishullin Andro prej 17 vitesh./
Kthehet në Shqipëri në vitin 2008 dhe më pas baba i tre fëmijëve fillon dhe mbaron studimet e larta në Shkenca Juridike.
Në vitin 2015 fillon punë N/Drejtor në OSHE në Qarkun e Beratit dhe sot jurist po në OSHE.
Dy vite pas kthimit nga emigracioni aderon në Partinë Socialiste dhe me vote zgjidhet sekretar organizativ. Ne 2010 ka drejtuar Degën e PS në Berat në rolin e sekretarit organizativ 2 të qytetit
Ky është një nga kandidatët me integritet moral dhe profesional që e filloi si emigrant dhe sot kandidon për deputet. Janë këta kandidatë të propozuar nga baza në “Platformën deputetin që duam” por dhe që duhet mbeshtetur.
Urime dhe suksese Visho!