Mediat greke raportojnë për këtë ngjarje të rëndë ku një 46-vjeçar vrau me thikë një 60-vjeçare gjatë një sherri në Angelochori të Selanikut , ndërsa mbetet i plagosur djali 29-vjeçar që ndërhyri për t’i ndarë.
46-vjeçari me origjinë shqiptare ka rrëmbyer një thikë dhe ka plagosur për vdekje partneren e tij 60-vjeçare në banesën ku banonin, ndërsa nuk ka hezituar të sulmojë dhe plagosë 29-vjeçarin, i cili u fut mes tyre duke u përpjekur të parandalonte vrasjen.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur kur çifti kanë nisur të debatojnë.
Autori është arrestuar nga efektivët e Repartit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit përkatës dhe do të dërgohen në prokurori, pasi akuzohen për vrasjen.
Sipas informacioneve, 29-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spitalin Hipokrati në Selanik.