NË NJË BOTË TJETËR

Kulture

Nga ODISE PLAKU.

Në një botë tjetër do jemi pa fjalë e pa zëra,

ku dielli shndrit pa u lodhur nga ditët e ngrëna.

Hapat s’dëgjohen mbi tokë dhe ecim lehtë,

era fëshfërit ëmbël përmbi ëndrrat rrëshket.

 

Atje sytë do të flasin veç me dritë e me hije,

dhe zemra troket në tik-tokun e saj.

Nuk ka përreth mure, as rrugë që të na ndajnë,

nuk ka aty as sy për kë duhet të qajnë.

 

Në atë botë, dhimbja shndërrohet në pikturë,

si petale lulesh që lindin natës nëpër mur.

Dashuria s’ka frikë, as emër, as fund,

është frymëmarrje që ngroh ngadalë çdo kurm.

 

Në një botë tjetër do të jemi pa pikë pushtet,

jo si hije që ndjek, por si dritë që bëhet gërshet.

Pa kohë, pa kufij, veç me jetën që rrjedh,

përqafimin si valë në breg të shpirtit të hedh.