Në Greqi dy persona humbën jetën në 24 orët e fundit nga gripi sezonal që është në kulmin e saj. Që nga fillimi i këtij fenomeni kanë vdekur për shkak të komplikimeve të ardhur nga gripi 58 njerëz, bazuar në të dhënat më të fundit nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (KEELPNO). Gripi në Greqi është intensifikuar për shkak të stinës ftohtë, që ka çuar deri tani 126 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv. Edhe pse Greqia nuk njihet për një dimër të ashpër, sëmundja e gripit po u merr jetën njerëzve