Fane Tarifa / Qysh në vitin 1848 Karl Marksi shkruante se: “Një fantazmë po sillet në Europë, fantazma e Komunizmit”. Ajo u ka shkaktuar drithma dhe frikë e tmerr apologjeteve të borgjezisë. Pavarësisht se mësimet e Marksit u ndryshuan jo vetem në teori, por edhe në zbatimin praktike, ato kanë qenë stimul i madh në progresin social. Ishte pikërisht ajo frikë e përbindëshme nga idetë e komunizmit që e bënë borgjezinë të bëj aq shumë lëshime ndaj klasës punëtore, që të ndryshojë standartin dhe ballancën e raporteve sociale. Idete e majta komuniste kanë dale si rrjedhojë e vetë procesit të zhvillimit shoqëror, si përgjigje e domosdoshme e kërkesave sociale, sidomos në periudhë krizash dhe amullie sociale. S’është për t’u habitur që elemente nga gjiri i klasave të pasura të përpunojnë në periudha tronditjesh teori progresive të majta, sepse ata arrijnë të kuptojnë zhvillimin historik dhe nuk mbeten verbërisht besnik të kauzës së humbur, por përpunojne ide dhe mendime të reja. Socializmi si periudhë tranzitore e kalimit nga kapitalizmi në komunizëm u eksperimentua në Rusi dhe disa vende të Europës, por jo ashtu si thoshte Marksi, por me ide të tjera dhe në vënde me nivel shumë të ulët të forcave prodhuese, gjoja si hallka më e dobët e zinxhirit capitalist.
Teza se gara midis dy sistemeve shtron alternativën se, do fitojë ai sistem që realizon rendimentin shoqëror të kohës së punës më të lartë, e hedhur nga Lenini tregoi se këto projekte dështuan ende pa u pjekur. Se kapitalizmi me përvojën tejet të gjatë diti ta mposhtë socializmin , i cili edhe pa qene ende rend, u shpall si i tillë, bile ndonjëherë nga disa lider edhe si sistem triumfator. Më shumë pikëpyetje dhe me eksperimente pa rendiment, socializmi largoi njeriun e punës nga vete puna, ndau njerëzit nga prona duke konsideruar pronën të gjithkujt dhe në fakt të askujt dhe njerezit humben motivimin sepse u ekzagjerua me stimujt moral dhe u mohuan e nënvleresuan ata materiale qe jane baza e jetes.
Por idete komuniste në trajtën e tyre të pastër nuk u zbatuan në asnjë vend, prandaj dhe ato që paraqiteshin si komuniste ishin më lehtësisht të mundëshme për t’u sulmuar nga ideologjia borgjeze. Lufta ndaj ideve komuniste u përpunua në një sistem të gjërë në saj edhe të përvojës praktike dhe asaj teorike të ideologëve të borgjezisë, por edhe vrehej në heshtje edhe një lloj frike e tërbim ndaj ideve komuniste.
Vihet re edhe tani se ka një lloj alergjie dhe frike nga idete komuniste, aq sa njerëzit e cekët, pa principë dhe pa moral, mundohen të evidentohen kush e kush më shumë të jetë antikomunist dhe t’i faturojnë gjithë plagët e shoqërisë së sotme borgjeze ideve komuniste. Përvojat e shumta të fazës kalimtare drejt komunizmit, që në konkurrencë dhe disballancë me teoritë borgjeze dështuan, u kanë dhënë stimul dhe nxitje ideatoreve të borgjezisë që, në emër të kapitaleve të grumbulluara në kurriz të popujve, me aparatin gjigand propagandistik e informnatik që kanë krijuar dhe e kanë në dispozicion, të hedhin sa më shumë baltë, të anatemojnë idetë komuniste. Edhe tek ne vihet re një lloj gare midis të djathteve dhe të vetëquajturve të majtë, se kush del me antikomunist , bile me një farë krenarie. Deri aty shkojnë disa sharlatanë, që e heqin veten edhe intelektuale, sa fjalën komunizëm e kanë si diçka përçmuese, dhe mendojnë se etiketimi komunist ose me ide të majta qenka një lloj ofendimi.
Jo more zotërinj!
Diversiteti i mendimeve është frymëmarrja më e mirë në një shoqëri të emancipuar dhe demokratike. Përse sulmoni egërsisht ata që nuk janë dakord me idetë tuaja të shfrytezimit barbar të enërgjive të popujve nga një grusht njerëzish? Përse motivoni cektesinë tuaj ideore si kriter të së vërtetës ? Shoqëria njerëzore do përparojë në mënyrë të domosdoshme dhe rrugën e progresit s’ka forcë ta ndalë. Mos vallë duhet t’u bëjmë temena atyre që na shtypin dhe na shfrytëzojnë, ta mbajmë kokën ulur në pafundësi. Jo zotërinj! Edhe në shoqërinë njerëzore veprojnë ligje, të cilat do të detërminojnë proçeset e zhvillimit, prandaj doni apo nuk doni ju, sistemi i sotëm borgjez nuk po tregohet aq vital për të përligjur vehten, ndaj ai patjetër do të zëvëndësohet me një sistem të ri më të përsosur. Modeli i Syrizës në Greqinë e tronditur nga një krizë e thellë, tregon se nga gjiri shoqërisë idete populiste që janë gjithnjë të majta kanë në dorë fenerin e shpresës për të ardhmen, prandaj ato nuk mund të nënçmohen. A do quhet komunizëm (gjë që mbase do ishte një modus se si të emërtohej), apo edhe me ndonjë emër tjetër, kjo nuk ka rëndësi, por rëndësi ka fakti që idetë komuniste ashtu si i përcaktonte Marksi, ende nuk janë provuar dhe kanë të ardhmen e tyre për t’u provuar në praktikë. Komunizmi, ka pasë shkruar Marksi, do fitojë njëherësh në gjithë botën, ose në shumicën e vëndeve më të zhvilluara, por vetëm atëhere kur niveli i forcave prodhuese do arrijë standartin që kishin në atë kohë në Amerikë dhe Hollandë, pra kur në mos gjithë vëndet e botës, shumica e tyre të kenë atë standart forcash prodhuese. Këmbanat drejt së ardhmes po bien dhe dhimbjet e lindjes për një shoqëri më humane po e shtërngojnë fort shoqërinë e sotme borgjeze. Frika e apologjeteve të borgjezisë për fundin e tyre të pashmangshëm i ka mobilizuar ata në kor për të përdorur fuqimisht gjithë mjetet e propagandës kundër komunizmit. Parrulla më humane e shoqërisë njerëzore : Seicili sipas mundësive dhe seicilit sipas nevojave. – Është flamuri i së ardhmes dhe ajo i takon më shumë se kushdo ideve komuniste.Trembuni çakej plangëprishës, terroriste dhe kriminele, hajdutë dhe dallaveraxhinj, ju sahanlëpirës pa moral. Orët e dhënies llogari po afrojnë dhe gjykatësi popull do të dijë në menyrë graduale t’u vëjë para përgjegjësise.