Serbi: Në pranga tetë ish policë për përfshirje në masakrën e Srebrenicës

Rajoni

serbi e vogelPolicia serbe arrestoi sot, ish-oficerë 7 oficer policie të akuzuar për pjesëmarrje në masakrën e më shumë se 1.000 myslimanëve në Srebrenicë në Bosnjë. Më pas, në qytetin Novi Sadi në Serbi u arrestua dhe i dyshuari i tetë, deklaron Zëvendës Prokurori i posaçëm i Serbisë për krimet e luftës, Bruno Vekariç në agjencinë serbe e lajmeve Tanjug. Të tetë të arrestuarit janë nga të parët që prangosen nga autoritetet serbe për përfshirje në masakrën në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, njoftojnë prokurorët serbë dhe boshnjakë. U arrestuan në pjesë të ndryshme të vendit dhe janë akuzuar për kryerjen e vrasjeve makabre të paktën 1.000 muslimanë boshnjakë në një magazinë pak kilometra jashtë Srebrenicës. Të paktën 8.000 burra dhe djem myslimanë u vranë në këtë zonë pasi ajo u pushtua nga forcat serbe të Bosnjës në korrik 1995. Të tetë të arrestuarit kanë më shumë gjasa për t’u gjykuar në Serbi dhe jo në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi në Hagë, ku u gjykuan për krime lufte udhëheqësit si presidentin serb Sllobodan Millosheviç dhe kreun serb boshnjak Radovan Karaxhiç.

“Ky është i pari rast i tillë që arreston individët në përfshirjen e drejtpërdrejtë në masakrën e Srebrenicës. Ka të dyshuar edhe të tjerë në Serbi, si dhe në vendet fqinje të cilat gjithashtu po kërkohen “, tha për Reuters Bruno Vekariç, përfaqësuesi serb i Prokurorit për Krimet e Luftës. Gjithashtu theksohet se rreth 100.000 njerëz vdiqën në luftën në Bosnjë në vitet 1992-1995 gjatë rënies së Jugosllavisë. Policia serbe dhe prokurori special janë duke kërkuar të dyshuarit e tjerë, të cilët mendohet se mund të jenë strehuar në vendet fqinje.serbia 3