26% papunësia në Greqi

Greqi

papunesia ne Greqi26% është regjistruar papunësia në Greqi për muajin dhjetor të vitit të shkuar, nga 25,9% ql ishte në nëntor, duke mbetur përqindja më e lartë në BE, e ndjekur nga Spanja me 23,2%. Në veçanti, sipas të dhënave nga Eurostat (Eurostat), publikuar sot ( 31 mars 2015) , në Greqi, numri i të papunëve në dhjetor të 2014 qëndroi në 1.230.000. Shkalla e papunësisë për meshkujt regjistroi 23,4%, ndërsa për gratë në 29, 3% dhe nën moshën 25 vjeç në 51,2%.

Në Eurozonë

Në shkurt, shkalla e papunësisë në Eurozonë ka shënuar një rënie të vogël në 11,3% nga 11,4% në janar, që është shifra më e ulët që nga maji 2012.

Në Bashkimin Europian

Në BE, shkalla e papunësisë ra nga 9.9% që ishte në 9.8%. Nuk ka të dhëna akoma për papunësinë në Greqi për muajin janar dhe shkurt të 2015. Në përgjithësi në shkurt janë regjistruar 23.800.000 të papunë në BE dhe 18,2 mil. në Eurozonë. Krahasuar me muajin e mëparshëm, papunësias ra nga 91 mijë në BE dhe 49 mijë në zonën e euros. Normat më të ulëta të papunësisë janë regjistruar në Gjermani në 4,8% dhe në Austri në 5,3%.