Abilekaj: Mbreteroi erresira, po tani? Hapni radiot, dëgjoni Zërin e Amerikës!

Opinion

Është dita më e zezë për televizionet dhe teleshikuesit. Duhet të ishte ditë historike shkëputja përfundimtare nga transmetimet analoge në dixhitale, por errësirra sundon në shumicën e shtëpive.

Shumica e qyettarëve me të ardhura minimale nuk kanë televizorë më marrës dixhital. Duhet të blejnë dekoderat universalë, po në treg nuk ka të tillë. E vetmja mundësi është që të pasurojnë më shumë kompanitë që kanë pronësinë e tranmetuesve numerikë duke blerë dekoderat e tyre.

Nuk është problemi se pasurohen ata që e filluan në mënyrë të paligjshme aktivitetin, por as ky shpenzim nuk e zgjidh problemin. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) vetëm sa ka ndihmuar qeverinë që të zhysë shqiptarët në errësirën informative, duke e inkurajuar monopolizmin e transmetimeve , duke i shërbyer grykësisë së 7 operatorëve ( në fakt janë 4), që kanë marrë frekuencat kombëtare për të ofruar një shërbim të domosdoshëm, jetik për një vend demokratik. Qeveria vetëm sa pasuroi klientët e saj, duke sajuar shpërndarje dekoderash, që në fakt ishte vetëm trasfertë parash tek bizneset e tyre.
Sot gjysma e Shqipërisë është në errësirë. Një errësirë si ajo e republikave islamike, ku televizioni është i ndaluar, ose lejohen vetëm TV që kalojnë censurën. Ekranet nxijnë, televizorët janë tepër nëpër shtëpitë e varfra.

Hapni radiot, dëgjoni Zërin e Amerikës. Radio Londra është mbyllur.