Aksident tragjik në Greqi: 10-vjeçari gjymtohet nga makineri bujqësore, humbet krahun

Greqi

Djali 10-vjeçar u transportua me C-130 në një spital në Athinë ku po trajtohet.

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Zakynthos, ku një 10-vjeçar ka humbur dorën. Djali ishte në një fushë me të atin duke bërë punë .

Teksa traktori ishte në punë dhe frezari punonte, djali fatkeq vuri dorën, duke sjellë si pasojë aksidentin tragjik. Me gjakderdhje të madhe, fëmija u transportua në spitalin e Zakynthos dhe iu nënshtrua një operacioni. Me gjithë përpjekjet mbinjerëzore të mjekëve, ata nuk arritën të shpëtonin krahun, i cili sipas informacioneve i është prerë nga shpatulla. Djali 10-vjeçar u transportua me një aeroplan C-130 në një spital në Athinë ku po trajtohet.

Burimi televizioni : SKAJ