Arrestohen tre shqiptarë për hyrrje të paligjshme dhe për shkelje të masave të COVID-19
Tre shqiptarë të moshave 33, 29, 29 dhe 28 vjeç, janë arrestuar tre ditë më parë në një zonë të Kastoria, pas një operacioni policor nga policia e kufirit të Kastorias.
Shqiptarët hynë në vend në mënyrë të paligjshme dhe shkulën sasi e bimës MJEKËSORE (aromatiko-terapeutike), në një total prej nëntëdhjetë e katër 94 kg, me qëllim eksportimin e saj për shitje në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë, ata u gjobitën edhe për shkelje të masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Departamenti i Policisë Nestori i Kastoria është duke zhvilluar një hetim paraprak, ndërsa të arrestuarit, do tëdërgohen në Prokurorinë e Kastorias.