Ish-Presidenti, Bamir Topi ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke uruar që të vendoset drejtësi.
Bamir Topi u shpreh se si politikikan e sheh rastin me doza tolerance dhe se Erion Veliaj mund të hetoej në gjendje të lirë.
“Ka një vendim të SPAK, por ka edhe një gjykatë, çështja është në proces dhe ka një mbrojtje ligjore që duhet të mbrojë klientët. Kur çështja prek gjithë situatën familjare, nuk më vjen mirë fare. Politika është politikë, por nuk mund të ndajmë veten nga marrëdhëniet njerëzore. Uroj që gjithçka të shkojë mirë për familjen Veliaj, që të vendoset drejtësia dhe uroj që të ketë drejtësi“, tha Topi.
Pyetje: Ishit për një masë ekstreme për Veliajn? Apo si kryebashkiak duhet të vazhdonte detyrën?
Përgjigjet Topi: “Jam politikan, jam me doza tolerance, do konsideroja që procesi të vazhdonte pa u prekur dhe jo me masa të kësaj natyre.!“