Kete vit kalova një jave pushime familjare ne bregun e Himarës dhe siç na është bere zakon tashme plazhi ne Jug, behet duke ndërruar plazhet e shumte çdo dite dhe provuar pjesën me te madhe te zonës! Kështu bëme edhe ne dhe, si gazetar personalisht nuk hoqa dore as ne pushime te kryeja detyrën time te vëzhgimit dhe vënies ne dukje te gjerave qe sipas meje nuk shkonin si duhet.
Ne fakt, sapo arritëm ne Himarë na u desh te prisnim rreth 10 minuta ne makine sepse ne rrugën e ngushte pikërisht përballe Bashkisë Himarë, sepse ajo ishte bllokuar nga një autobus i ndaluar me turiste dhe neve na u desh te prisnim deri sa ato/ata te zbrisnin, merrnin valixhet dhe te largoheshin drejt destinacioneve te tyre! Kjo ndodhi ndërsa akoma ishte orar zyrtar ne Bashki, por askush nga autoritet, apo zyrtaret reagoi për këtë shkelje te rregullave te qarkullimit.
Police as bashkiake, as te shtetit për çudi nuk i pashe aty! Sapo na u lirua rruga, lëvizem drejt destinacionit tone dhe menjëherë na u shfaqen jo pak police qe flisnin me ton urdhërues duke mos lejuar parkimin e makinave ne asnjeren ane te rrugës kryesore midis pallateve deri te bregu!
E folura e tyre ishte arrogante dhe here pas here vinin gjobat e zakonshme! Mu desh ti pyesja se ku mund te gjeja parkim dhe me orientuan menjëherë për tek to. Nuk paragjykoj qe te them te them se sigurisht ishin ne shërbim te këtyre parkingjeve private te cilet, sipas xhepit tim, kishin një çmim te kripur, 400 leke rinj ne dite!
Dita e pare e plazhit
Pasi stabilizuam plaçkat ne apartamentin e pronotuar, dolëm për tu freskuar ne det dhe shume afër na u shfaq një plazh i këndshëm me disa çadra dhe stola plastik mjaft simpatik edhe pse jo shume komode! Dukej se atë pjese te plazhit e mbulonte një lokal aty pranë qe quhej “Manolo Beach Bar”!
Stolat dhe çadra falas dhe deti i mrekullueshëm na shijoi sa nuk ka me! Me vone, rreth orës 20.00 punonjësit e lokalit na u lutem te lironim çadrat e plazhit sepse aty ata improvizonin lokalin ku klientela mund te pinin një gote birre, koka-kola, apo pije te tjera pikërisht ne breg te detit ne shoqërimin e tingujve te dallgëve te lehta te detit Jon.
Pasi u çuam, vura re se rreth e rrotull gjithçka ishte e mbushur me çadra individësh familjare dhe nuk kish plazhe private ku çadrat i kushtojnë jo pak familjeve shqiptare! Dite u mbyll me një darke te lehte dhe jo shume te kushtueshme ne lokalet pranë shëtitores se qytetit!
Ditet e tjera te plazhit
i kaluam ne Livadh, Potam, Jal dhe Dhermi ose siç e quajnë sot plazhin e ri atje, Drymadhes Inn. Personalisht me duhet ti ndaje këto plazhe ne dy kategori dhe te argumentoj ndryshimet midis tyre!
Mund te them se sipas eksperiencës time Livadh dhe Potam qe janë shume afër me qendrën e Himarës kemi plazhe te mrekullueshme, me shërbime te mira dhe ushqim cilësor. Ndërsa po sipas eksperiencës time, ne Jal dhe Drymadhes Inn shërbimet janë shume amatore, çmimet janë shume te larte dhe cilësia ushqimore vlente shume për te dëshiruar, te paktën aty ku ndaluam ne!
Ne fakt ne, pasi arritëm ne Jal na u desh te paguanim një parkim 400 lekesh te reja, 800 leke po te reja për shezlonget dhe pas kësaj pagese gati si paradhënie, ti gëzoheshim bregut dhe ujit te Jonit te cilët, DUHET THËNE ME ZË TE LARTE janë prona publike dhe qe ata aty, te cilët nuk mu duken vendas, i trajtonin sikur ti kenë pronat te tyre dhe kane te drejte te na i shesin ne te tjerëve sa “Frëngu pulën”!
Pak a shume situata ishte e ngjashme edhe ne Drymadhes Inn ku për fat kishte parkim pa pagese, por qe sapo zije një çadër dielli te vinte një fshatar i veshur me xhins qe te kërkonte 1000 leke te reja për hijen qe te ofrohej tek shezlonget! E pyesje pse kaq e shtrenjte, te përgjigjej se nuk dinte gjë! E pyesje po fatura ka!? Te përgjigjej se po ta doja, ma sillte ai!
Faktin se ligji te detyron ta sjellësh faturën dhe tia dorëzosh klientit, sigurisht qe ai fshatari (nuk kam asgjë me fshataret dhe kam respekt për ta, por gjithsecili ne vendin e tij) nuk e dinte se ekzistonte, jo me se duhej ta zbatonte ate!
Ndërsa ne Livadh dhe Potam dy skajet e plazhit te Himarës, shezlonget ishin nga 500 leke te reja dhe ne te plazhet ku qëndruam ne, punonjësit ishin djem te rinj dhe te veshur me uniforma e po ashtu dhe shume te sjellshëm! Fatura aty vinte menjëherë dhe i kërkohej klientit apo plazhistit ta mbante atë deri ne fund!
Ne fakt, nuk mund te ndodhte ndryshe, te paktën për ne! Ne ne Livadh zgjodhëm te qëndronim tek plazhi i Institutit Kulinar N. Neranxi dhe aty mësuam se personeli ishte nga grupi i studenteve te kësaj shkolle dhe se bënin praktiken pikërisht ne ato plazhe gjate periudhës se verës.
Nga ata studente dhe shefi i tyre mësuam se kishte edhe ne Potam një hotel restorant e plazh qe quhej “Ammos” dhe ku edhe atje shërbenin po studente te kësaj shkolle Kulinarie dhe, ditën tjetër e provuam edhe “Ammos” ku shërbimet ishin profesionale dhe qe padyshim ne te dyja rastet mbetem shume te kënaqur si nga shërbimi, çmimet ashtu edhe cilësia e ushqimit.
Ushqimi ne restorantet ne Livadh, Potam, Jal dhe Drymadhes Inn
Ushqimin qe provuam ne gjate javës qe qëndruam atje mund ta ndajmë për fat te keq ne grupin e ushqimit cilësor i cili kishte dhe çmime te pranueshme dhe mund ta gjeje vetëm ne Livadh dhe Potam dhe, ushqimeve aspak cilësore dhe shume te shtrenjta te cilin e gjen ne Jal dhe Drymadhes Inn.
Me fjale konkrete mund te themi se, peshkun ne Potam e Livadh e gjeje nga 600 leke te reja me te lirin, deri ne 1.200, 1.500 me te shtrenjtin (pa folur për peshkun egër) ndërsa ne Jal dhe Drymadhes Inn me te lirin mund ta gjeje me 1.200 dhe me shtrenjtin deri ne 1.800 leke te reja e me larte.
Cilësia e gatimit sipas asaj qe provuam ne ishte vetëm ne Potam dhe Livadh, ndërsa mua personalisht mu desh qe ne darka kur u ktheva ne dhome nga Drymadhes Inn, ta nxirja atë qe kisha ngrëne atje qe jo vetëm me kishte boshatisur portofolin, por për me tepër po me boshatiste me dhune edhe stomakun!
Konkluzione personale
Ky është opinioni im personal dhe nxjerre vetëm nga eksperienca ime, por duhet thëne se e gjitha kjo situate absurde ndodh sepse atje shteti nuk ishte askund prezent dhe nuk mungonte askund pushteti partiak i cili kontrollon vetëm kundërshtaret politike dhe le te lire e te bejne qejf bashkëpunëtoret elektorale!
Atje te gjithë formalisht ankoheshin për taksa te rritura dhe te larta, por qe me sa dukej atje ku çmimet ishin te larta, me siguri nuk paguheshin taksat e duhura, përderisa faturat jo gjithmonë jepeshin dhe, aty ku çmimet ishin te pranueshme dhe faturat prezent taksat sigurisht qe paguheshin ne mënyre direkte nëpërmjet sistemit elektronik!
Sipas meje ne një vend ku pushteti tejkalon shtetin, padyshim qe policet janë arrogante, por për fat te keq ata janë vetëm ne shërbim te partisë ne pushtet dhe jo te qytetarit te ndershëm i cili perfaqeson shtetin dhe interesin publik. Ata nuk janë kurrë aty ku shkelet ligji, por gjithmonë aty ku qytetari i ndershëm mund te beje ndonjë “gabim” te vogël dhe ata te “zbatojnë” pa kompromise ligjin!
Jo rastësisht ne Himarë shihen shpesh dhe vazhdimisht ministrat dhe autoritet politike duke filluar nga kryeministri Edi Rama i cili e mbylli turrin e tij te llogaridhënies jo rastësisht po ne Jug e vecanerisht ne Himarë, por une besoj se Himarjotet duhet patjetër te bejne llogarite mire dhe ne interes te tyre dhe te shtetit, jo pushteteve e te votojnë individë me integritet te larte moral dhe qytetar qe ata vete te ndihen te barabarte para ligjit!
Nese ata veprojnë kështu edhe ne vizitoret e turizmit te bregut te mrekullueshëm qe është publik dhe i te gjithë qytetareve te Republikës, te mos abuzohemi kështu kaq shëmtuar edhe ne vitin e ardhshëm turistik.