Rreth 30 shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika gjate ditës së sotme. Shqiptarët kanë mbërritur në Rinas, ndërsa gjatë fjalës së saj zv ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se azil kërkimi për vitin 2017 nga shqiptarët është në rënie, ndërsa apeloi sërish qytetarët të mos e provojnë pasi është tentativë e dështuar.
“Azil kërkimi në 2017 ishte në rënie, po hartojmë një dokument politikash për migracionin Ministria e Brendshme së bashku me institucionet përgjegjëse po hartojnë një dokument politikash për migracionin, që parashikon ofrimin e më shumë mundësive të zgjidhjes këtu për shqiptarët, që tentojnë azil në vendet e BE-së. Unë gjithmonë e them se përsa i përket emigracionit dhe azil kërkimit, kjo nuk është një fushë që prek vetëm çështje të sigurisë, por prek edhe fusha të tjera, dhe ne po punojmë bashkë me institucionet e tjera, për të hartuar një dokument politikash për migracionin, duke e parë këtë fenomen në një këndvështrim më gjithëpërfshirës, por edhe për të mundësuar dhe ofruar zgjidhje për të gjithë ata qytetarë që i janë drejtuar kësaj rruge, si të vetmen rrugë zgjidhje për jetesën e tyre. Zv.ministrja e Brendshme deklaroi se shifrat e kërkesave për azil gjatë vitit 2017 kanë rënë”– tha zv.ministrja.