Babis Karathanos: Është një aksion për terrorizim, unë mbështes Fredi Bejlerin për kandidaturën e tij!

Greqi

Edhe një herë, qeveria shqiptare po përdor metoda të vjetra autoritare për të shtypur opinionin grek në Epirin e Veriut! Kështu ka thënë Babis Karathanos, kandidat Për Partinë e Mitsotakis, njëkohësisht dhe këshilltar pranë ministrit të shendetësisë z. Plevris, duke shtuar se: “Si mund të karakterizohet ndryshe arrestimi i Fredis Beleris, kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës, në mes të natës nga forcat e sigurisë shqiptare me akuzën e “blerje votash”.
Pas kërcënimeve të Edi Ramës, i cili pak orë para arrestimit dyshohet se ka deklaruar në një televizion se të nesërmen e zgjedhjeve do të “largonte hesapet” me të, ai u arrestua me këtë akuzë qesharake. Nuk duan fare që ai të marrë pjesë në zgjedhje pasi është e sigurt që do të bëhet kryetar komune.
Ky aksion është një tentativë për terrorizimin e grekëve të Vorio Epirit që ata të mos marrin pjesë në zgjedhje.
Këto praktika nuk na trembin! Pas presionit të qeverisë greke me një deklaratë zyrtare, tentohet lirimi i tij.
Unë mbështes Fredi Bejlerin dhe kandidaturën e tij!
Banorët e Heimarës zgjedhin të dielën për kryetar të komunës Fredi Belejris!

Marrë nga Facebook.