Berisha nuk ndal akuzat ndaj Ramës: “Ky njeri s’ka atdhe, shiti detin” Pas 4 vitesh negociata, solli marrëveshje krejtësisht të re me Greqinë

Politika

“Ky njeri s’ka atdhe, shiti detin”- kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Berisha theksoi se kryeministri aktual krijoi një marrëveshje të re ndryshe nga çfarë ishte negociuar vite më parë, duke i dhuruar 12 milje Greqisë.

BerishaNe jemi forcë politike e interesit shqiptar dhe duhet t’i themi të vërtetat ashtu siç janë. Dy fjalë për marrëveshjen e detit, Rama shkelmues i interesit shqiptar, kjo marrëveshje e firmosur në 2009 nuk ishte e përsosur por sipas një ekspertize serioze ndërkombëtarësh shprehen se linjat e përcaktuara janë fiks ato, por vendos një kusht që Greqia të mos kalojë në 12 milje.

Greqia pranoi të shkojmë në Gjykatë me marrëveshjen e 6 miljeve, sepse e pa që qeveria shqiptare bëri përpjekje për zgjidhjen e problemit.
Këta verbërisht, gjithë këtë punë e ç’bënë dhe pas 4 vitesh negociata, kur shkojmë për ta firmosur kanë sjellë marrëveshje krejtësisht të re duke shkelur në mënyrë flagrante Gjykatën Kushtetuese.

Greqia në këtë rast, ajo ka të drejtë të ketë 11 milje. Rama e njohu këtë të drejtë, shiti detin! Po pse? Ky i dhuroi rregullat e lojës në proces e sipër, tha nuk ka marrëveshje. Dhuratë plotësisht e Edi Ramës 12 milje, ky njeri s’ka atdhe.