Biznesi “Kokëdhima” dhuron libra për emigrantët në Greqi

Emigracioni Kryesore

Emigrantët shqiptar në Athinë tashmë do të kenë biblotekën e tyre dhe kjo falë ndihmës së çiftit Kokëdhima, të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre për ngritjen e kësaj biblotekë.

Cifti Brixhida dhe Koço Kokëdhima kanë mbajtur premtimin për ngritjen e Biblotekës së emigrantëve shqiptare në Greqi. Për nga historia ishte politikani i parë shqiptar që shkelte për të parën herë në zyrat e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Athinë, në këtë qender kulturore të ngritur nga vetë emigrantët pa ndihmën e shtetit, ishte kjo në prag të një bashkëbisedimi që do të zhvillonte me emigrantët tanë në ditën e tyre ndërkombëtare të emigracionit.

Ishte mbrëmje e 17 Dhjetorit të vitit të kaluar kur politikani dhe ish deputeti gjithashtu bisnezmeni më i sukseshëm në Shqipëri zhvilloi një bashkëbisedim me emigrantët të ndodhur në ambientet e Federatës së së Shoqatave Shqiptare në Athinë.

Koco Kokëdhima u premtoi emigrantëve se pranë kësaj Qendre Kulturore do të ndihmonte për ngritjen e Biblotekës shqiptare dhe kështu ndodhi. Ende pa kaluar dy muaj stafi i biznesmenit dhe politikanit Koço Kokëdhimës pranë kesaj qendre kulturore ka dhuruar kontigjentin e parë me rreth 100 libra me përmbajtje sociale, studime të ndryshme, autorë vendas dhe të huaj, me një vlere mbi 350 mijë lekësh.

Stafi i Koco Kokëdhimës me në krye bashkëshorten e tij Brixhida bëhen inisiatorë të ngritjes të biblotekës për emigrantët shqiptarë, një biblotekë që prej vitesh duhej të ishte ngritur nga vetë shteti apo përfaqësia jonë dipllomatike në Greqi. Kjo inisiativë është pritur me entusiazëm edhe nga vetë krijuesit në emigracion, të cilët kanë shprehur deshirën në pasurimin e kësaj bibloteke…

Me gjithë vështirësitë e transportit ditët e ardhshme pritet të vijë kontigjenti tjetër i shoqëruar me dokumentin përkatës.

Me gjithë vështirësitë e transportit pritet qe ditet në vijim të vijë kontigjenti i dytë. Edmon Guri kreu i Federatës se Shoqatave Shqiptare në Greqi pasi ka marrë në dorëzim falas ka shprehur falenderime dhe mirnjohje për këtë humanizëm.