Qeveria greke ka vendosur që prej datës 23 mars dhe deri në fund të prillit të mbyllen të gjitha hotelet e vendit, si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19.
Sipas këtij vendimi do të mbeten hapur në çdo prefekturë deri në 3 hotele, për të siguruar një funksion minimal të tregut, ndërsa qeveria njoftoi se do të kompesojë pronarët e strukturuave hoteliere të cilat do të mbyllen.
Më herët, qëevria njoftoi se do të mbyllë nga e diela e ardhshme, data 22 mars, aeroportet e vendit për fluturimet jashtë vendit.