Thirrje nga të burgosurit shqiptarë në Greqi: “Askush nuk kujdeset për ne…por vetëm për gardianët !

240

Shpëtim Zinxhiria/

Mbrëmë vonë pata një thirrje nga një shqiptar i cili më kërkoi të transmentoja ankthin që ata po përjetojnë, përball coronavirusit, duke më thënë se brenda në burg te denuarit nuk kanë maska dhe as doreza, aq sa ai kishe dhimbje koke dhe kur vajti te klinika e burgut nuk u afruan fare.

“Aty mjekja e spitalit kishte marrë masa me doreza dhe me maskë. Nuk na kanë dhënë maska dhe doreza ne nje kohe kur dihet higjena, me këto janë pajisur vetëm gardianët. Dihet qe ka vetem nje telefon dhe ai eshte larg, sa duar e kapin atë telefon. Na shikojnë ndryshe se kanë frikë nga virusi, jemi kot fare.”

Të burgosurit në burgjet greke janë gjithashtu në dëshpërim, me frikë për përhapjen e shpejtë të coronavirusit. Dihet se rreth 2600 shqiptarë vuajnë dënimet në 30 burgjet e ketij vendi.
Lidhur me ketë sot ora 11. 50 u vu në dijeni edhe Ambasada Shqiptare