COVID
94 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit në Greqi, duke e rritur në 624 të prekur, gjithashtu pati dhe dy të vdekur që e çon në 15 të vdekur numrin e përgjithshëm në këtë vend.
Shumica janë konfirmuar në Athinë. 55.7% e rasteve të konfirmuara janë burra. 124 pacientë janë shtruar në spital, nga të cilët 34 janë intubuar.
Shumica e njerëzve që janë shtruar në spital kanë sëmundje të rënda themelore. Mosha mesatare e pacientëve është 64 vjeç .
Numri i vdekjeve me virusin e ri janë 15.
14 prej tyre kishin sëmundje të rënda themelore.
Të 12 ishin burra dhe 3 ishin gra.
Mosha mesatare e bashkëqytetarëve tanë ishte 77 vjeç.
Më në fund, 19 janë larguar nga spitali të shëruar.