Danimarka plan për ndalimin e shitjes së cigareve për ata që kanë lindur pas vitit 2010

Bota

Pirja e duhanit është shkaku kryesor i kancerit në një vend me 5.8 milionë banorë

Danimarka, si pjesë e një plani për të siguruar që brezat e ardhshëm të jenë pa duhan, po shqyrton ndalimin e shitjes së cigareve dhe produkteve të tjera të nikotinës për ata që kanë lindur pas vitit 2010.

Shpresa jonë është që të gjithë njerëzit e lindur në vitin 2010 dhe më tej nuk do të fillojnë kurrë të pinë duhan ose të përdorin produkte nikotine”, u tha gazetarëve Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke.

Nëse është e nevojshme, ne jemi gati të ndalojmë shitjen e këtyre produkteve për këtë gjeneratë, duke rritur gradualisht kufirin e moshës”, shtoi ai.

Vihet re se në Danimarkë qytetarët duhet të jenë 18 vjeç për të blerë cigare.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 31% e personave të moshës 15-29 vjeç pinë duhan.

Pirja e duhanit është shkaku kryesor i kancerit në vendin me 5.8 milionë banorë dhe është përgjegjës për 13,600 vdekje në vit.

Përveç pirjes së duhanit, qeveria socialdemokrate ka shpallur synimin e saj për të trajtuar konsumin e alkoolit tek të rinjtë, duke rritur kufirin ligjor të moshës për blerjen e pijeve me më shumë se 16.5% nga 16 në 18 vjeç.

Burimi : Guardian