DILEMA MES NJĒ FRIKE NGECJE DHE NJĒ ECJE PA DILEMĒ PERPARA

81

Opinion nga RUDINA PAPAJANI /

Në jetën e përditshme kemi “luftë” të çastit apo ditëve ku vështirësitë vijnë pa kuptuar dhe ulen këmbëkryq në shtëpitë tona.Pra kemi si të thuash një dilemë të jemi të dobët dhe të tërhiqemi apo të ecim përpara drejt sakrificave që na bëjnë të fortë.

Nocioni i këtij mendimi vinë kaq ekujvalent duke na vendosur përpara një peshore ku mbarten kronika me ngjyra apo të zeza. Natyrisht në subkoshiencën tonë lë gjurmë përjetimi emocional që diku na sëmbon hidhur duke lënë vraga apo shenja të thella në shpirt.

Përjetimet konkrete mund të ndryshojnë per mirë te njerëzit sensibël dhe pa kurajo sepse shërben si “vaksinë e duhur” që nesër të jenë të fortë për të përballuar sfidat. Ndodh dhe demoralizimi nga empirizmat dhe dritat pa fener duke pasur ndjesinë e humbjes.

Përballja me realitetin na bën të përgatitur për të qenë të gatshëm të ecim me hapa të kujdeshëm. Shumë prej nesh ndoshta këto vështirësi i shikojnë me lente duke hulmutuar dhe pikat më të lehta, disa nuk guxojnë të ecin duke i quajtur hapat si vigane me realitetin e kohës.Këmbëngulja e duhur të çon në pozicione vetsigurie me dozën e duhur të veprimit ku provat, ecja me “këmbë hekuri” zgjedh udhën e duhur.

Një mënyrë sjelljeje me besim e forcë na jep adekuatin që nesër para pasqyres jetësore të themi unë, ti, ai apo ajo ja doli mbi vetëdijen dhe frikërat e kota. Duke i lënë hapësirë vetes gjen “thëmbrën e Akilit”, keratinën e munguar, motivimin kundër skepticizmit dhe rutinës globale. Duke punuar individualisht dhe bashkarisht vlerat dalin bukur mbi largësitë stomaturë dhe diversitetet.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: