DITA E ALFABETIT, URIME GJITHË JU SHQIPTARVE

Kulture

Gjuhëzonjeza ime, Shqipja ime,

Gjuha e nënës, e mëmëdheut tim,

Me germat e tua thur poezinë,

Ti, je aorta e zemrës së Kombit tim.

 

Gjuhëzonjëza ime, sa e vjetër,

E lashtë sa krejt trojet e mia,

Me ty në djep ka folur fëmia

Me ty, o gjuhë, ka shndritë Shqiptaria.

 

Për ty gjuhëndritura u sakrifikuan,

Shumë bij e bija të mi Shqiptarë,

Ti të shndritësh me germat –ar,

Popullin tim iu bënë margaritar.

 

O gjuhëzonjëza ime me shkronjat e tua,

U shkrua me penë gjaku historia ,

O gjuhë e shejtëruara ime, e bekuar,

Me germat e tua u shkrua trimëria!

 

Je gjuha e Gjon Buzukut, e Mesharit,

E Samiut, Naimit, Driteroit e Ismailit,

Je gjakpastër në dejet e Shqiptarit,

Je melodia e ndritshme e mendjes së Atdhetarit.

 

Gjuhëza ime e bukur, e ardhmërisë ,

Gjuha e De Radës, Fishtës e Bogdanit,

Zonjëza ime, hijerënda e Shqiptarisë ,

Mëndjeartët të ngritën në majat e piedistalit .

 

Je gjuha kryezonjë me shkronja te arta,

Në çdo germë një histori të trimtë ke,

Je besë, apel i këngëve të përgjakura,

Se në çdo shqiptar, ti, zonjëz je!

BUKURIE BUÇPAPAJ