Poezi nga MIRANDA TROCI DERTI /
Bërtet Drini në valë me shkulma.
Nëpër mote kam rritë burra.
Shtrat për trimat legjendarë.
Varr për hasëm e tradhëtarë.
Nëpër shekuj jehonë kënge.
Oshëtimën brezash se ndale.
Për atdheun burim drite.
Forcërisht shkatërron çdo pritë.
Fortesë shekujsh ndër bedena.
Ndër balada derte e halle.
Emër madh n’luftë e legjenda.
Këngë trimash vargje driniane.
Me të pre valët kush s’guxon.
Me të marrë frymën jo ore jo.
Në shtratin tënd tradhtarë s.kalon.
Taifun shkulshëm valët lësho.
Dufin tënd e ka provue moti.
Në brigjet tua s’kullot i pazoti.
Në këto troje lësho biskamë.
Për k’të vend jetën me dhanë.
Reç Dibër!