E PAPRECEDENTE : LIGJI I RI PENALIZON SHQIPTARET NË GREQI

Greqi

Nga LUAN PACANI /

Emigrantet që punojnë e jetojnë në Greqi nga vendet qe nuk janë pjesë e Bashimit Europian, nuk kanë te drejtë të marrin asistencën sociale afatgjate ( ΕΠΙΔΟΜΑ ΜΑΚΡΟΧΡΟΝΙΩΣ ΑΝΕΡΓΩΝ)

Miratimi i këtij ligji nga qeveria greke ka prekur mjaft shtetas shqiptare që jetojnë në Greqi, të cilët me të drejtë kërkojnë të trajtohen të barabarte me vendasit. Në zyrat e Komunitetit Shqiptar në Kretë si dhe në Qëndren e Punëtoreve ( ΕΡΓΑΤΙΚΌ Κέντρο), kanë ardhur shumë persona për të parashtruar këtë problem, mbasi komuniteti Shqiptar preket më shumë si komuniteti më i madh që punon e jeton këtu.

Së bashku me Kryetarin e Qendres se punëtorëve ( Ergatiko Kentro) Kosti Nikolidhakis u interesuam per këtë problem e kërkuam shpjegime nga zyrat e punës ( ΟΑΕΔ) nga ku morëm pergjigje që ky ështe një ligj që i përjashton emigrantet nga vendet qe nuk janë pjese e Bashkimit Europian, pamvaresisht se janë të ligjshëm e punojnë e jetojnë prej shumë vitesh në Greqi,të cilët mbeten jashtë këtij programi me vendim qeverie.

 

Nga ana jonë ky problem u bë i njohur dhe në shtypin lokal dhe në televizionin më të madh të Kretës KRITI TV. Nuk ka asnjë arësye që emigrantet e ligjshëm të mbeten jashte këtij programi.

  • Ne punojmë e jetojmë këtu bashkë me vëndasit, duke qënë burim I pashtershëm vlerash,paguajmë të gjitha taksat e detyrimet njëlloj si vendasit.
  • Ne jemi ketu përkrah vendasve dhe jo perballë tyre për një shoqeri të civilizuar e moderne larg racizmit e ksenofobise dhe nuk e meritojmë një trajtim të tillë ,si qytetare të dores së dyte.
  • Miratimi i këtij ligji ka karakter të theksuar racist e nënvlehtesues.
  • Ne presim që ligjet të ndryshojnë per mirë e jo në dëm të emigrantëve. Kërkojmë njëzëri që ky ligj të merret mbrapa nga qeveria dhe ne të trajtohemi të barabartë mes të barabartëve.