E rëndë / Fëmija 13-vjeçarë godet me thikë një shofer 33-vjeçar në Patra

Greqi

Goditja me thikë nga 13-vjeçari ka dërguar në spitalin e qytetit të Patrës një shofer 33-vjeçar, bëhet fjalë për një bandë fëmijësh

Autorët e atentatit në Patra janë identifikuar nga policia dhe shoferi 33-vjeçar i plagosur me thikë kërkon dënim shembullor. Ai ka përshkruar në polici atë që ka përjetuar kur i është prishur makina. Me dy të miturit që në një moment njëri prej tyre nxjerr thikën dhe sulmon.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 21 gusht 2023, kur 33-vjeçari la makinën e tij në autostradë përpara Rrugës Amerika, teksa u prish në rrugë dhe thirri për ndihmë kompaninë.

I gjithë sulmi është regjistruar edhe nga një kamerë me qark të mbyllur. Dy fëmijët e mitur janë larguar me vrap, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë dhe një makinë patrullë policie. Burri u dërgua në një spital në Patras dhe mjeku e njoftoi se nëse goditja në brinjë do të kishte qenë më e thellë, ai mund të kishte një problem të rëndë shëndetësor.
Sipas flamis.gr, policia ka marrë shumë denoncime për këtë “bandë” por ka bërë pak. 33-vjeçari është i vendosur për ta çuar deri në fund çështjen.