Edhe nje tragjedi tjetër, 20 të vdekur dhe 200 të zhdukur

959

mbytja 1Sipas agjencisë franceze të lajmeve: “Agonia për mbytjen e re në Mesdhe me 300 migrantë, ku ka 20 të vdekur”. IOM ka marrë një njoftim për ndihmë nga një anije pasagjerësh, Për mbytjen e anijes në Mesdhe referohet shoqata IOM që ka njoftuar fundosjen e një anije me më shumë se 300 emigrantëve në ujërat ndërkombëtare. Sipas informacionit të agjencisë së lajmeve Associated Press, bëhet fjalë për 20 emigrantëve të vdekur dhe dhjetra të tjerë të zhdukur në Mesdhe. Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka marrë një thirrje për ndihmë nga një anije pasagjerësh.

“Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në Romë mori vetëm një thirrje për ndihmë nga një anije që është në ujërat ndërkombëtare, ku ndodhen tre anije me emigrantë. Njeriu që bëri thirrje për ndihmë, tha se më shumë se 300 njerëz ndodheshin në bord, e cila po fundeset, “thotë agjencia franceze e lajmeve. Sipas burimeve të policisë greke, tri trupa, mes të cilëve edhe një fëmijë, janë gjetur nga autoritetet. Numra kontradiktorë vijnë ndërkohë për praninë e emigrantëve në bord. Sipas Rojës Bregdetare greke, në bord ishin 83 persona, 23 të transportuar në spital dhe të tjerët në stacionin e policisë. Por mediet flasin për 200 persona në anije, shumë pej të cilëve mund të jenë mbytur.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: