Emigrantët nuk i duhen qeverisë të jenë pjesmarrës në jetën politike

Emigracioni

urimi-reagimi per voten e emigranteve

Urim GJATA, ish kreu i Partisë Demokratike Dega Selanik, lidhur me të drejtën e votimit të emigrantëve është shprehur për gazetën elektronike të emigrantëve shqiptarë në Greqi (www.focusnews.al), si më poshtë:

Qeveria shqiptare nuk mund të miratojë kurrë një ligj që emigrantët ashtu siç zgjedhin edhe duhet të zgjidhen, as që të votojnë në vendin ku jetojnë, sepse vota e tyre do të dridhte karriget e pushtetareve, duke ju prishur atyre balancën dhe ëndrrat shekullore. Një zë i emigranteve në Parlament do ishte një vdekje klinike për ata që në këto dy dekadat e fundit, veçse i kanë mjelë ekonomikisht dhe politikisht. Në këto vite tranzicioni veçse i kanë mashtruar sa herë që vijnë fushatat zgjedhore, në qoftë se emigrantët do votojnë në vendin ku jetojnë, ateherë ata do jenë jo më vasalë të forcave politike, por do jenë vetvetja, në mbrojtjen e të drejtave të tyre, në çuarrjen e një fryme të re në Parlamentin e korruptuar, do jenë gjithashtu dhe një zë i qytetëruar perëndimor.

Emigrantët duhet t’ju drejtohen institucioneve ndërkombëtare për këtë problem kaq mediate, për të ardhmen e tyre. Ata nuk mund të vazhdojnë të lenë votën dhe  jetën e tyre dhe të fëmijëve në duart e të tjerëve. Emigrantët janë qytetarë shqiptarë me pashaportë dhe shtetësi e kombësi shqiptare, por, jo diasporë siç kërkojnë ta etiketojnë. Prandaj qeverite në këto vite kanë shfrytëzuar Degët e tyre partiake, pse jo dhe shoqatat në emigracion, vetëm për t’ju marrë votën me një bilete të falas autobuzi Athinë-Selanik-Tirane dhe kaq. Emigrantët deri më sot dashur pa dashur janë kthyer në mbrojtës të karrigeve të atyre që mbasi i mashtrojnë duke ju marrë votën, i vjedhin dhe i dhunojnë, në ambasadë, dogana, polici dhe institucione të tjera, sepse zëri i emigranteve ka vdekur

 

Emigrantët duhet që t’i kërkojnë Parlamentit të drejtat e tyre, zgjedhjen dhe zgjidhjen e përfaqësuesve të tyre në Parlament, ndryshe duhet ta bojkotojnë fushatën zgjedhore në Shqiperi. Ata duhet t’i drejtohen në mënyrë institucionale parlamentit, qeverise dhe opozitës shqiptare, dhe jo të coptuar në shoqata e parti, por si një forcë e vetme.

Të mos lejohen partitë politike apo pseudo shoqatat t’i përdorin politikisht, apo të shfrytëzojnë të drejtat e tyre, të bëhen një zë, forcë një qendrim për të kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre të ligjshme.