Ish kreu i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare : Vota e emigrantëve do të ndryshonte sistemin e korruptuar

1099

rudi mezini-vota e emigranteve

Rudi Mezini, ish kreu i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Greqi, lidhur me të drejtën e votimit të emigrantëve është shprehur për gazetën elektronike të emigrantëve shqiptarë në Greqi (www.focusnews.al), si më poshtë:

“Emigracioni është një burim i pashtershëm me të ardhurat që i dërgohen në atdhe, duke kontribuar në ekonominë e vendit, por duke mbajtur një kastë që qeveris dhe duke lënë popullin në mjerim, përsëri kjo qeveri është e interesuar ta lërë emigracionin apo diasporën pa të drejta politike, duke i mohuar të drejtën e votes, pasi ligji nuzk e lejon këtë gjë. Por mbi të gjitha e drejta e votes së emigrantëve është një çështje e pa zgjidhëshme, sepse emigrantëve në tërësi çdo qeveri u friksohen, pasi  mendojne se emigrantët janë më të integruar në shoqëritë e përparuara. Kështu duke zgjedhur vetëm persona që punojnë për njerën apo tjetrën parti dinë se çfarë rezultati kanë, pasi nëpërmjet përfaqësuesve gjoja të emigranteve i fusin në autobuaz këta emigrante dhe shkojnë e votojnë jo partinë, apo personin e duhur që mund t’i përfaqësojë ata në Parlament. Kjo e drejtë për të votuar është një histori shumë vjeçare, ku partitë e qeveritë e ndryshme kanë shkuar e kanë ardhë, por kurrë nuk kanë bërë atë që kërkohet për emigrantët, që këta mund të votojnë qoftë dhe në konsullata e ambasada, siç bëjnë shtetet tjera si, ukrania, gjeorgjia etj, që emigrantët e tyre në Greqi votojnë pranë ambasadës. Rol negativ kanë luajtur gjoja shumë përfaqesues shoqatash të cilët janë kthyer shërbëtor partish që mbushin autobuzë e bëjnë lista për të përfituar një vend pune në atdhe. Mendimi im është se nëse bëhet votim elektronik, emigrantët tanë ndryshojnë sistemin e korruptuar që për fat të keq është në vendin tonë”.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: