Eurostat: Emigrantët “rritën” popullatën e Evropës me rreth 2 milionë

Bota Emigracioni

Popullsia e Bashkimit Evropian u vlerësua në 510.1 milion banor më 1 janar 2016 krahasuar me 508.3 më 1 janar 2015, sipas të dhënave të lëshuara pak kohë më parë nga Eurostat.

Gjatë vitit 2015, në BE ka lindur pothuajse 5.1 milion foshnje, ndërsa më shumë se 5.2 milion vdiqën, gjë që do të thotë se për herë të parë në BE kishte një ndryshim negativ natyror në popullatën e tij. Megjithatë, rritja përfundimtare e popullsisë erdhi si pasojë e migrimit neto.

Statistikat

Në Greqi, gjatë vitit 2015 u zvogëlua një popullsi prej 6 % (nga 10.858 milionë në 10.793 milion). Rënia më e madhe u regjistrua në Lituani (-11.3 %), Letoni (-8.7 %) dhe Bullgari (-6.7 %). Nga ana tjetër, rritja më e madhe e popullsisë në Evropë u regjistrua në Luksemburg (23.3 %), Austria (14.4 %) dhe Gjermania (11.8 %).