Gazetarja franceze Ophelia Meniere po merr kërcënime me vdekje pas prezantimit të një dokumentari mbi Islamin e radikalizuar. Si rezultat, zonja Meniere është tani nën mbrojtjen e policisë.
Së fundmi 34-vjeçarja prezantoi një dokumentar, me titull: “Zone Interdite”, për ndikimin e Islamit në shoqërinë franceze. Raporti u fokusua në jetën e përditshme të qytetarëve të Roubaix, në Francën veriore. Në këtë qytet, shumë dyqane myslimane shesin kukulla pa fytyrë dhe restorantet kanë kabina të veçanta për të ngrënë vetëm gratë. Duhet theksuar se përveç Ophelia Meniere, kërcënime për jetën po merr edhe avokati Amin Elbahi, i cili foli gjatë dokumentarit.