“E qetë” krahasuar me të mëparshmet ka qenë nata e kaluar në Francë, nënvizoi ministri i Brendshëm Gérald Darmanen, duke u shprehur i kënaqur për veprimin vendimtar të policisë franceze, e cila bëri 427 arrestime në të gjithë vendin.
Pas varrimit të 17-vjeçarit Nael, i cili mbeti i vrarë të martën nga një efektiv policie gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, filluan të shfaqen shenjat e uljes së tensioneve.
Kryeministrja Elisabeth Bourne ishte në selinë e policisë në Paris deri në orën 02:30 (ora lokale,duke monitoruar zhvillimet, sipas BFMTV.
Rioting scum have reportedly set fire to a housing complex in Grigny, France. #FranceRiots pic.twitter.com/PcNsd8BlOw
— Paul Golding (@GoldingBF) July 2, 2023
Në Marsejë, ku natën e së premtes ndaj të shtunës pati incidente dhe grabitje të shumta, forcat e sigurisë penguan përsëritjen e së njëjtës skenë. Janë sjellë 65 të dyshuar, ndërsa dy policë janë raportuar të lënduar.
Në Paris, policia bëri 126 arrestime, sipas shifrave të publikuara nga ministria e brendshme. Forca të rënda policore u vendosën përgjatë rrugës Champs-Élysées, duke parandaluar tubimet që ishin thirrur në mediat sociale, sipas AFP. Grupe të vogla të rinjsh me të zeza mbetën në zonë, por pa shkaktuar asnjë devijim.