Zyratarisht në Greqi filloi fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen më 21 maj. Fushata filloi më 22 prill me shpërbërjen e Parlamentit.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kandidon për një mandat të dytë katërvjeçar dhe ka zgjedhur sloganin “Kthehemi mbrapa ose ecim përpara”. Ai u takua me Presidenten Katerina Sakellaropoulou për të propozuar shpërbërjen e Parlamentit dhe ajo e pranoi atë, sikurse e detyronte Kushtetuta e Greqisë. Partitë politike filluan takimet për prezantimin e programeve të tyre politike nën zhurmën dhe garën e fushatës elektorale.
Në këtë fushatë zgjedhore, Mitsotakis po synon të fitojë mbështetjen e votuesve për zbatimin e programit të konservatorëve për një Greqi të barabartë dhe të fortë ekonomikisht. Ai vendosi që sloganin e tij të zgjedhur ta bënte në vendlindjen e tij në Hania të Kretës.
Mirëpo, slogani i Mitsotakisit rastësisht është shumë i ngjashëm me sloganin që përdori Partia Socialiste në Shqipëri . Më 14 prill , kryesocialisti Edi Rama ndezi motorët e fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit me sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”.
Tribuna news.