Mungesa e krahut të punës, Rama: Shqipëria duhet t’i qëndrojë kësaj stuhie…

Ekonomi

Kryeministri Edi Rama nga konferenca për forumin ekonomik, tha se vendi po përballet me një krizë për burimet njerëzore dhe krahun e punës.

Mungesën e krahut të punës, Rama zgjodhi që ta quante si një “luftë”, por tha se është i bindur që Shqipëria do i mbijetojë kësaj stuhie.

“Ne duhet me patjetër ta përballojmë dhe efektet katastrofike që ne do i mbijetojmë nëse duam të mbijetojmë me sukses në ekonomi. Rritja e pagave lidhet me këtë fakt por dhe mundësinë që u krijua, të cilën nuk e kemi pasur më parë dhe do të sjellë efekte pozitive, shpresojmë që të rriten dhe në sektorin privat. Sot e gjithë sipërmarrja e ndjen, e dëgjon mungesën e mjaftueshme e kapitalit njerëzor. Nuk duhet të arrijmë në pikën që krahu i punës nuk mund të jetë më element konkueshmërie, 30 vjet më parë kur u hodhën themelet e fasonetritë ishte një gjeneratë e re gra dhe vajzash që u ulën, sot ato po dalin në pension në një punë të vështirë por të paguar pak, duke i dhënë mundësi sipërmarrësve që tu thonë porositësve, që këtu mund të prodhoni në gjithë firmat me kosto të ulta.

Nuk gjenden më këto vajza, as në Kamëz, as periferi që kanë qenë baza e kapitalit njerëzor të kësaj industrie. Duhet ndërruar loja, dhe të kalohet në një tjetër nivel duke e lënë pas fitimin. Duhet që sot të ketë një aleancë më bindjen që ky është moment me strategji ekonomike për çdo sipërmarrjen, bazuar tek nevoja. Shqipëria duhet t’i qëndrojë kësaj stuhie që duhet rezistuar”- tha Rama.