“Gardisti i 21 janarit në listat e PS?”, flet për herë të parë Edi Rama

961

Edi Rama ka folur për herë të parë mbi figurën e Agron Malajt, drejtorit të OSHE-­së dhe kreut lokal të PS­së në Mat. Një komentues ka replikuar me kreun e qeverisë në “Facebook”, ku e kritikon se ka futur vrasësin e 21 janarit në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Dibër.

Ndërkaq Rama i kundërpërgjigjet duke thënë se Agron Malaj nuk ka vrarë kërkënd në jetën e vet. Agron Malaj ka qenë pjesë e Gardës në ngjarjen e 21 janarin, ku vranë katër protestues socialistë në mes të bulevardit përballë Kryeministrisë. Fillimisht emri i tij u përfol si një prej kandidatëve për deputetë të PS­-së në Dibër por në listën zyrtare të publikuar nga PS, emri i tij nuk rezulton.

KOMENTUESI: Po e quan skuadër atë që i prezantove shqiptarëve me Agron Malaj që vrau në 21 janar bravo të qoftë dhe gabim ke bërë që s’na vrave të gjithëve atë ditë.

EDI RAMA: O Artur ku e lexove a dëgjove emrin Agron Malaj ti o lumadh, edhe pse ai s’ka vrarë askënd?! Shikoje prezantimin e listës së Dibrës në videon përkatëse këtu dhe pastaj kërko falje po këtu që merresh me llafe rrugësh.  /E.SH/




Këtë e pëlqejnë %d blogues: