Koalicioni i ri qeverisës në Gjermani dëshiron të tërheqë 400,000 punëtorë të kualifikuar nga jashtë çdo vit për të trajtuar çekuilibrat demografikë dhe mungesat e fuqisë punëtore në sektorët kryesorë, probleme që kërcënojnë të dëmtojnë rimëkëmbjen nga pandemia e koronavirusit.
“Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është bërë aq e rëndë sa po ngadalëson në mënyrë dramatike ekonominë tonë,” tha për WirtschaftsWoche Christian Deer, kreu i grupit parlamentar të Demokratëve të Lirë (FDP).
“Ne mund ta trajtojmë problemin e një fuqie punëtore të plakur me një politikë moderne imigrimi. Ne duhet të arrijmë objektivin e 400,000 punëtorëve të kualifikuar nga jashtë sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi Deer.
Social Demokratët (SDP) të kancelarit gjerman Olaf Soltz, FDP dhe të Gjelbërit në koalicionin qeverisës kanë rënë dakord të miratojnë një sistem pikësh për punëtorët e kualifikuar nga vendet jo-BE dhe të rrisin pagën minimale në 12 euro për ta bërë vendin më tërheqës.
Instituti Ekonomik Gjerman vlerëson se fuqia punëtore e Gjermanisë do të tkurret me më shumë se 300,000 këtë vit, pasi më shumë punëtorë të moshuar në pension sesa më të rinj do të hyjnë në tregun e punës.
Hendeku pritet të zgjerohet më tej, duke arritur në 650,000 në vitin 2029, që do të thotë se nga tani deri në vitin 2030 ekonomisë gjermane do t’i mungojnë gjithsej rreth 5 milionë punëtorë.
Pas dekadave të niveleve të ulëta të lindjeve dhe imigrimit të pabarabartë, fuqia punëtore në tkurrje është gjithashtu një bombë demografike për sistemin e pensioneve të Gjermanisë, pasi më pak punëtorë përballojnë koston e financimit të më shumë pensionistëve, të cilët tani kanë një jetëgjatësi më të gjatë.