Në vitin 2015 shifra e personave që jetonin në varfëri ekstreme arriti 736 milionë njerëz. Nga këto persona, 368 milionë, pra afërsisht gjysma jetojnë në vetëm 5 shtete: India, Nigeria, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia dhe Bangladeshi, të cilat përbëjnë dhe shtetet me popullsinë më të madhe në zonat respektive të Azisë jugore dhe Afrikës nën sahariane. Këto dy rajone së bashku numërojnë numrin më të lartë të popullsisë së varfër në botë, 629 milionë, ose 85% e totalit.
Sipas Bankës Botërore, në mënyrë që të luftohet varfëria ekstreme në botë është e rëndësishme që të kryhet progres pikërisht në këto shtete. Pikësynimi botëror mbetet reduktimi i varfërisë, tek personat që jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë, në 3% deri në 2030.
Megjithatë projeksionet për vitin 2030, me shumë mundësi do ta kenë të pamundur të bëjnë një shpërndarje të barabartë për sa i përket reduktimit të varfërisë, me vende si Nigeria, Kongo apo Etiopia, të cilat sërish do të mbeten në kushtet e varfësrisë ekstreme. Sipas raportit për varfërinë dhe prosperitetin 2018, është e rëndësishme që fokusi të jetë tek shpërndarja e rritjes ekonomike në të gjitha vendet e botës./Telegraf